Kriza në Hormuz: Irani synon kontroll të plotë, SHBA kërcënon me reagim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani duket se janë më të ndarë se kurrë për një element kritik të përballjes së tyre e që është e ardhmja e Ngushtica e Hormuzit.

Lundrimi në këtë pikë strategjike, përmes së cilës zakonisht kalon gati një e katërta e naftës bruto në botë, nuk ishte çështje para shpërthimit të konfliktit në fund të shkurtit, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Por brenda pak orësh nga fillimi i sulmeve ajrore nga SHBA dhe Izraeli, Irani paralajmëroi anijet që të mos përpiqeshin të përdornin ngushticën ku shumica e operatorëve iu bindën menjëherë, nga frika e sulmeve nga varka të vogla patrulluese iraniane ose dronë.

Në mes të marsit, një deklaratë që i atribuohet udhëheqësit të ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, tha se “leva e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit duhet patjetër të vazhdojë të përdoret.”

Që atëherë, zyrtarët iranianë kanë folur për një regjim të ri për ngushticën, duke e vendosur në thelb nën kontrollin e Teheranit, gjë që do të ishte shkelje e së drejtës ndërkombëtare duke cenuar “të drejtën e kalimit tranzit” për navigimin ndërkombëtar.

Kjo ka bërë që presidenti amerikan Donald Trump të kërcënojë me kundërpërgjigje masive dhe të urdhërojë një bllokadë detare amerikane ndaj anijeve që përdorin portet iraniane. Ushtria amerikane tha të shtunën se kishte ndaluar 48 anije në 20 ditë dhe i kishte detyruar të ktheheshin mbrapsht.

Megjithatë, disa anije iraniane ende po arrijnë të kalojnë. Një tanker iranian plotësisht i ngarkuar “që mbante mbi 1.9 milionë fuçi (me vlerë rreth 220 milionë dollarë) naftë bruto ka arritur t’i shmanget Marinës amerikane dhe të mbërrijë në Lindjen e Largët,” raportoi grupi monitorues TankerTrackers të dielën.

Parlamenti i Irani pritet të miratojë një ligj që formalizon kontrollin mbi Ngushtica e Hormuzit, sipas televizionit shtetëror iranian.

Press TV raportoi se sipas planit të propozuar me 12 pika, anijet izraelite nuk do të lejohen kurrë të kalojnë. Anijeve nga “vende armiqësore” — një referencë e mundshme për SHBA — do t’u kërkohet të paguajnë reparacione lufte për të marrë leje para se të kalojnë në këtë rrugë ujore.

Të gjitha anijet e tjera do të duhet të kërkojnë autorizimin e Iranit për të kaluar nëpër ngushticë, raportoi media.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika