Dy të arrestuar për mashtrim kompjuterik, sekuestrohen mbi 48 mijë euro dhe 10 vetura

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka realizuar bastisje në pesë lokacione të ndryshme, në kuadër të hetimeve lidhur me dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘’Mashtrimi kompjuterik’’.

Siç bën të ditur Prokuroria, bastisjet janë zhvilluar në dy lokacione në fshatin Samadraxhë, Komuna e Suharekës, si dhe në tri lokacione në qytetin e Prishtinës, njofton Dukagjini.

“Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 48.350 euro para të gatshme, 10 vetura me vlerë të përgjithshme rreth 1 milion euro, si dhe pajisje elektronike, që pritet të shërbejnë si prova materiale në këtë procedurë penale. Në kuadër të veprimeve hetimore të ndërmarra në këtë çështje, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë arrestuar dy persona dhe të njëjtit janë ndaluar për 48 orë, pasi që dyshohen pë kryerjen e veprës penale ‘’Mashtrimi kompjuterik”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se Prokurori i çështjes, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

“Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve”, thuhet në njoftim.

Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim me thirrje telefonike, sekuestrohen mbi 48 mijë euro

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika