MINTI gjobit KEDS-in me 90 mijë euro për parregullsi me njehsorët elektrikë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, i ka shqiptuar 18 gjoba kompanisë KEDS në vlerë totale prej 90 mijë eurosh, pas konstatimit të parregullsive në njehsorët elektrikë.

Sipas njoftimit, gjatë verifikimeve të realizuara në prill 2026, për 18 njehsorë është vërtetuar se u kishte skaduar afati i vlefshmërisë. Ndërkohë, nga 54 njehsorë të testuar në 7 rajone të vendit, 38 kanë rezultuar me devijime në kohë dhe datë.

Komisioni i formuar për këtë çështje thuhet se ka pranuar gjithsej 574 ankesa nga konsumatorët, të cilat po trajtohen dhe po i përcillen KESCO-s, me kërkesë për kompensim të menjëhershëm për qytetarët e dëmtuar.

MINTI ka bërë të ditur se raportet do t’u dorëzohen edhe organeve të drejtësisë për procedura të mëtejshme, ndërsa ka paralajmëruar se kontrollet dhe masat ndëshkuese do të vazhdojnë edhe gjatë muajit maj.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika