Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka mohuar pretendimet e Iranit se një nga anijet e marinës amerikane është goditur nga raketa iraniane.
Në një deklaratë në rrjetin X, CENTCOM tha se “asnjë anije e marinës amerikane nuk është goditur”, duke shtuar se forcat amerikane po mbështesin operacionin “Project Freedom” dhe po zbatojnë bllokadën detare ndaj porteve iraniane.
Më herët, ushtria iraniane kishte deklaruar se kishte penguar një shkatërrues të marinës amerikane të hynte në Ngushticën e Hormuzit.
Agjencia gjysmëzyrtare iraniane Fars raportoi gjithashtu se një mjet lundrues ishte goditur nga dy raketa gjatë kalimit në Ngushticë, duke pretenduar shkelje të rregullave të sigurisë detare dhe lundrimit.