Sulmet iraniane në Emiratet e Bashkuara Arabe, 3 persona të plagosur

Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë të ditur se tre shtetas indianë kanë mbetur të plagosur lehtë pas një zjarri të madh të shkaktuar nga një sulm me dron, që dyshohet të jetë ndërmarrë nga Irani, në zonën industriale të naftës në Fujairah.

Sipas njoftimit zyrtar, të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, ekipet e mbrojtjes civile kanë reaguar menjëherë për të vënë nën kontroll flakët.

“Ekipet e mbrojtjes civile të Fujairah filluan menjëherë t’i përgjigjeshin zjarrit dhe po vazhdojnë përpjekjet për ta vënë atë nën kontroll”, thuhet në deklaratën e autoriteteve.

Ngjarja ndodhi në një kohë kur Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se kanë kapur tre raketa iraniane – rasti i parë i tillë që nga shpallja e hapësirës ajrore të vendit si të sigurt nga kërcënimet rreth një muaj më parë.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika