Johann Wadephul, ministër i Jashtëm i Gjermania, ka bërë të ditur se gjatë një bisede telefonike me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi, i ka kërkuar Iranit të rihapë Ngushticën e Hormuzit dhe të heqë dorë nga programi i armëve bërthamore.
Në një reagim në rrjetin social X, Wadephul theksoi se Berlini mbështet një zgjidhje përmes dialogut dhe negociatave diplomatike. Ai nënvizoi gjithashtu se Gjermania, si aleate e ngushtë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndan të njëjtin objektiv me Uashingtonin.
“Si një aleat i ngushtë i SHBA-së, ne ndajmë të njëjtin qëllim: Irani duhet të heqë dorë plotësisht dhe në mënyrë të verifikueshme nga armët bërthamore dhe të hapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit”, deklaroi ai, duke iu referuar edhe qëndrimit të Marco Rubio.
Deklarata vjen në një moment tensionesh të shtuara në rajon, të lidhura me sigurinë dhe programin bërthamor të Iranit.