Hashim Thaçi rrëfen dhimbjen nga Hagë: E përcolla varrimin e babait në TV

Hashim Thaçi ka folur për një nga momentet më të vështira personale gjatë qëndrimit të tij në Hagë, duke përmendur humbjen e babait.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu, Thaçi tregoi se nuk ka mundur të jetë i pranishëm në ceremoninë mortore dhe e ka ndjekur atë përmes televizorit.

“Bëj gjumë të rehatshëm, por nuk më sjell mjaftueshëm sensin e rigjenerimit mendor, e as fizik”.

Ai përshkroi emocionet e përjetuara gjatë varrimit të babait si shumë të rënda.

“Me ndjenjën e vërtetë njerëzore i kam përjetuar dhimbjen, lotët dhe ofshamat derisa përcjellja në TV varrimin e babait, çdo grusht që hidhej në varrin e tij”, u shpreh ai.

Të fundit nga rubrika