Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po synojnë ta detyrojnë Teheranin në “dorëzim”, përmes mjeteve të ndryshme, përfshirë bllokadën detare.
Në një mesazh të publikuar në kanalin e tij zyrtar në Telegram, Ghalibaf tha se “armiku, në planin e ri, po kërkon përmes bllokadës detare, presionit ekonomik dhe manipulimit mediatik të shkatërrojë kohezionin e vendit për të na detyruar të dorëzohemi”.
Ai nuk dha detaje për mundësinë e një plani paqeje me SHBA-në, ndërsa Teherani po vazhdon të shqyrtojë elementët e një propozimi amerikan për marrëveshje.
Ministria e Jashtme iraniane: Çdo negociatë duhet të jetë në “mirëbesim”, jo me shantazh apo detyrim