Pistorius: Putini po mashtron, lufta mund të përfundojë vetëm me tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina

Gjatë një vizite në Kiev më 11 maj, Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius paralajmëroi se vërejtjet e udhëheqësit rus Vladimir Putin në lidhje me një përfundim të mundshëm të luftës në Ukrainë mund të jenë një tjetër akt mashtrimi.

Pistorius tha se Putin po përpiqet të largojë vëmendjen nga dobësia e tij.

“Aktualisht, ai vështirë se mund të tregojë ndonjë fitim territorial, dhe ushtria e tij vazhdon të humbasë pjesë të territorit që kishte pushtuar. Pikërisht për këtë arsye, duke pasur parasysh se Putin vazhdon të mashtrojë dhe manipulojë publikun, është detyra jonë si partner i Ukrainës të forcojmë më tej Ukrainën ushtarakisht”, tha ai.

Ministri gjerman i Mbrojtjes theksoi se nëse Putini me të vërtetë donte t’i jepte fund luftës kundër Ukrainës, “ai thjesht mund ta bënte këtë duke tërhequr trupat e tij” ose duke propozuar negociata konkrete pa parakushte.

“Shpresoj se gabohem kur i shoh këto pretendimet e Putinit se lufta do të përfundojë së shpejti – si një tjetër përpjekje për mashtrim, por kjo nuk mund të përjashtohet dhe duket se është pjesë e luftës së tij hibride”, shtoi ai.

Pistorius theksoi se Putini kishte shkelur vazhdimisht marrëveshjet gjatë proceseve të mëparshme negociuese.

“Sa herë që bëhej fjalë për një armëpushim ose bisedime paqeje, ai në fund të fundit vepronte me keqbesim ose në një mënyrë krejtësisht të ndryshme nga ajo që ishte rënë dakord ose deklaruar gjatë negociatave”, tha ai.

The GeoPost

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika