Kryetari i VV-së në Skenderaj pretendon se është sulmuar fizikisht nga Sami Lushtaku

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku dyshohet se ka sulmuar fizikisht kryetarin e VV-së në këtë komunë, Hysni Mehani. Sipas informacioneve të para, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një kafeteri në qendër të qytetit.

Kjo ngjarje u bë publike edhe në rrjetin social ‘Facebook” të një anëtari të LVV-së në Skenderaj, Bahri Zabeli, shkrim i cili u postua në emër të Mehanit, i ka ftuar familjarët e tij për përmbajtje derisa thotë se ia kanë marrë edhe telefonin.

Portali Dukagjini është në pritje të një përgjigje nga Policia e Kosovës, por deri në publkim nuk janë përgjigjur.

Mehani së fundmi u emërua zëvendësministër në Ministrinë e Financave.

Mehani ka kërkuar ndihmë mjekësore, teksa akoma s’dihen rrethanat dhe motivi.

Shija e redaktorit

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Të fundit nga rubrika