Kylian Mbappé u rikthye të enjten mbrëma nga lëndimi që e kishte mbajtur jashtë fushës në dy ndeshjet e fundit të Real Madrid.
Në fitoren 2:0 ndaj Oviedos, sulmuesi francez u aktivizua nga banka rezervë në minutën e 69-të, duke mos e nisur ndeshjen si titullar.
Pas takimit, Mbappé ka lënë të kuptohet se raporti me trajnerin Álvaro Arbeloa nuk është më i miri, duke deklaruar se nuk startoi pasi tekniku spanjoll nuk e konsideron zgjedhje të parë për repartin ofensiv.
Deklarata e francezit ka shtuar edhe më shumë spekulimet për tensione brenda skuadrës madrilene, sidomos pas raportimeve të fundit për mosmarrëveshje mes tij dhe Arbeloas.
Megjithatë, Real Madridi arriti të marrë tri pikë të rëndësishme ndaj Oviedos, ndërsa rikthimi i Mbappés konsiderohet një lajm pozitiv për ekipin pas mungesës së tij për shkak të lëndimit.
