Ukshini për vizitën e Kos në Kosovë: Vetëm vizitë simbolike, asgjë më shumë

Ish-diplomati, Sylë Ukshini, vlerëson se vizita e komisioneres së Bashkimi Evropian për Zgjerim, Marta Kos, në Kosovë vjen në një moment sensitiv politik, duke e cilësuar atë më shumë si një vizitë simbolike.

I ftuar në “FIVE” në Dukagjin, Ukshini tha se Kos ndodhet në Kosovë në kohën kur vendi është në proces elektoral, ndërsa shtoi se vizita mund të shihet edhe si përmbushje formale e agjendës së saj institucionale.

Mes tjerash, sipas Ukshinit, Kosova nuk ka arritur ta shfrytëzojë si duhet momentumin e krijuar nga zhvillimet gjeopolitike në Evropë, ndryshe nga vende të tjera të rajonit.

“Konsideroj se momentumi është sensitiv pasi jemi në proces elektoral dhe ajo është më shumë vizitë simbolike dhe si komsionore t’ja bëjë një ‘tick’ se ka vizituar Kosovën. Pastaj, janë dy gjëra thelbësore brenda kësaj vizite që perspektiva e integrimit evropian lidhet me çështjen e sigurisë dhe luftën e Ukrainës dhe besoj që Kosova ose nuk ka ditur ose s’ka pasur mundësi ta shfrytëzojë këtë mundësi pasi këto kriza prodhojnë një proces të ri sikur tani që pritet ta shfrytëzojë Mali i Zi dhe Shqipëri teksa Kosova është një pozitën më të pafavorshme në Ballkanin Perëndimor ku as për çështjen e statusit nuk ka ndonjë zhvillim”, u shpreh Ukshini.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika