Ymeri për rastin Lushtaku-Mehani: Dhuna fizike nuk bën të përdoret për qëllime politike

Analisti politik, Visar Ymeri, ka komentuar ngjarjet e djeshme dhe të sotme pas intervistimit të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, lidhur me sulmin e djeshëm ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Hysni Mehani.

Ymeri, në Dukagjin, u shpreh se ngjarja në Skenderaj po shfrytëzohen për qëllime politike dhe fushata zgjedhore, duke shtuar se raste të tilla shpesh përsëriten në prag të fushatave.

Ai thekson se, sipas tij, në disa raste para fushatave zgjedhore krijohen provokime të qëllimshme ndaj figurave politike, përfshirë edhe kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, duke pasur parasysh se reagimi i tij do të jetë po ashtu jo më pak i ashpër.

Ymeri shtoi se, pavarësisht rrethanave, çdo formë e dhunës fizike duhet të dënohet dhe nuk duhet të përdoret për qëllime politike.

“Nuk kemi pasur kurfar nevoje e as zotëri Lushtaku e as askush tjetër nuk ka pasur nevojë të vijë deri këtu. Mua çfarë më bënë përshtypje është se nuk është hera e parë mbase është hera e katërt – sa herë që kemi pasur fushatë do të thotë para fushatës ka një provokim të veçantë karshi Sami Lushtakut duke pasur parasysh se reagimi i tij do të jetë po ashtu jo më pak i ashpër dhe në këtë drejtim duke u përdorur ky element për fushatë nga Lëvizja Vetëvendosje njësoj ndodhi edhe tash. Mendoj që pavarësisht çka ka ndodh të cilën e dënoj nëse ka qenë i përfshirë Lushtaku apo kushdo që ka qenë i përfshirë sepse sulmi fizik nuk bën të përdoret për qëllime politike asnjëherë. Mirëpo, mendoj se duhet të flasim edhe për dhunën verbale e cila përdoret për qëllime politike e cila po ashtu është e papranueshme dhe e panevojshme – fushatat dhe polarizimi që po ndodh sidomos para fushatave mund të na sjellin në situata të pafavorshme dhe të rrezikshme”, u shpreh Ymeri.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika