KQZ-ja sot tërheq shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të mbajë tërheqjen e shortit për përcaktimin e renditjes së subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor.

Pas vendimeve të fundit të KQZ-së, në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 do të marrin pjesë gjithsej 3 koalicione, 17 parti politike dhe 1 kandidat i pavarur.

Koalicionet pjesëmarrëse janë: LVV, Ashkalitë e Bashkuar dhe Koalicija Vakat.

Ndërsa partitë politike pjesëmarrëse janë: Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), KNRP, PSA, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Srpska Lista, Fjala, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), Socijaldemokratska Unija (SDU), Jedinstvena Goranska Partija, Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP), Nova Demokratska Stranka, Partia Liberale Egjiptiane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) dhe PSD.

Ndërkaq, kandidat i pavarur në këto zgjedhje është Esmir Kasi.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika