Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) këtë të shtunë ka bërë tërheqjen e shortit për përcaktimin e renditjes së subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor.
Pas vendimeve të fundit të KQZ-së, në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 do të marrin pjesë gjithsej 3 koalicione, 17 parti politike dhe 1 kandidat i pavarur, njofton Dukagjini.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin 113 në zgjedhjet e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me numrin 116, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë me numrin 128, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të garojë me numrin 125 ndërsa Partia Socialdemokrate do të garojë me numrin 129.
Për 120 ulëse në Kuvend, në zgjedhjet e 7 qershorit, sipas të dhënave të KQZ-së, do të garojnë 23 subjekte politike me gjithsej 917 kandidatë.
KQZ-ja sot tërheq shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e 7 qershorit