Debat në KPK për konkursin e Kryeprokurorit të Shtetit

Në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) është duke u diskutuar pika e rendit të ditës që parasheh hapjen e konkursit për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, një proces që ka nxitur debat mes anëtarëve të këshillit.

Anëtari i KPK-së, Milot Krasniqi, ka ngritur dilema lidhur me, siç e ka cilësuar ai, ngutinë për të proceduar me këtë çështje, duke pretenduar se mund të ketë ndikim politik në vendimmarrje.

Ai ka përmendur edhe deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti në Kuvend lidhur me Blerim Isufajn, duke theksuar se procesi i mosdekretimit të tij duhet të trajtohet me përgjegjësi institucionale dhe me sqarime të plota për arsyet përkatëse, qofshin ato kushtetuese, ligjore apo morale.

Krasniqi ka shtuar se edhe në kohën kur ish-presidentja Vjosa Osmani nuk e kishte dekretuar Isufajn, nuk ishte nxjerrë një vendim i shkruar për këtë çështje.

“Tashmë është dërguar një letër nga ushtruesja e detyrës se presidentes që kërkon shpalljen e konkursit për kryeprokuror të shteti, athu cila është arsyeja që Osmani nuk kthej përgjigje por ua pasojë dikujt tjetër…

Precedenti në ketë rast do jetë i rrezikshëm qe presidenti të mos e dekretoi një kandidat qe e propozon këshilli sepse nuk i pëlqen presidentit apo kryeministri” ka thënë Krasniqi.

Nga ana tjetër, kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, ka reaguar duke thënë se procesi nuk po zhvillohet me ngut, por përkundrazi është vonuar.

“Ne nuk jemi duke u ngutur por jemi të vonuar në këtë proces, nuk dua të komentoj te gjitha ato që i thatë”, ka thënë Gashi.

Krasniqi ka thënë “e kam te qarte ndarjen e pushteteve të ndara unë po i referohem një letre dhe ato që janë për interes te publikut janë te nënvizuara nuk po bëjë asnjë cilësim por u.d e presidentes ne te njëjtën kohe duke iu referuar diskutimeve me juve dhe hapja e konkursit nuk duhet të vonohem, më fal kryesues kush është presidenti kryeministri e deputetë me na tregu kur me hap një konkurs…”

Gashi në kundërpërgjigje te Krasniqit ka thënë se “në pyetjen tuaj kush është presidenti, është ai që e dekreton kryeprokurorin”.

Të fundit nga rubrika