Bloomberg: Kosova ende po kërkon njohje – tani po ndërton një ushtri

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, në një intervistë për Bloomberg News ka rrëfyer rrugëtimin e tij nga një i ri që iu bashkua luftës për pavarësi, deri te roli i sotëm si drejtues i procesit të ndërtimit të kapaciteteve ushtarake të Kosovës.

Siç shkruan Bloomberg, në zyrën e tij në Prishtinë, Maqedonci mban të ekspozuara tri uniforma që përfaqësojnë tri periudha të jetës së tij: si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pjesë e TMK-së e FSK-së.

Sipas tij, Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë “hapa shumë, shumë të mëdhenj” drejt ndërtimit të një kapaciteti që synon mbrojtjen e vendit, sigurinë e qytetarëve dhe bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtarë.

Ai theksoi se Kosova ka investuar rreth 460 milionë euro në sisteme armatimi, ndërsa ka ndarë një plan afatgjatë prej rreth 1 miliard dollarësh për zhvillimin e mbrojtjes.

“Ndonjëherë ëndërron për diçka pa e besuar plotësisht se do të ndodhë”, ka thënë Maqedonci.

Ai ka shtuar se aktualisht ushtria e Kosovës ka “tre herë më shumë pushkë sesa personel”, si pjesë e strategjisë për krijimin e rezervës dhe rritjen e kapaciteteve të gatishmërisë.

Në aspektin e pajisjeve, Maqedonci ka bërë të ditur se Kosova ka siguruar disa lloje dronësh, UAV dhe sisteme anti-tank, ndërsa në plan janë kapacitetet e mbrojtjes ajrore, artileria 155 mm dhe helikopterët ushtarakë.

Ai ka theksuar se po vlerësohet edhe nevoja për helikopterë Black Hawk, me diskutime fillestare për rreth katër njësi, të cilat do të shërbenin për transport, evakuim mjekësor, operacione mbështetëse dhe zjarrfikje gjatë verës.

Maqedonci gjithashtu ka njoftuar se po përgatitet krijimi i një industrie vendore të mbrojtjes, përfshirë prodhimin e municioneve sipas standardeve të NATO-s, me planin për fillimin e një kompleksi industrial në dhjetor. Sipas tij, Kosova do të prodhojë municione 5.56 mm për armët individuale dhe 7.62 mm për mitralozë.

Ai ka theksuar se pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga SHBA dhe NATO, ndërsa bashkëpunimi me vendet aleate ka mundësuar edhe përshpejtimin e proceseve të prokurimit dhe furnizimit me pajisje ushtarake.

Megjithatë, procesi i zhvillimit të ushtrisë mbetet i kundërshtuar nga Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe konsideron KFOR-in si të vetmen forcë legjitime. Serbia, ndërkohë, po forcon kapacitetet e saj ushtarake dhe planifikon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Kosova, në anën tjetër, po zhvillon marrëveshje bilaterale me vendet e NATO-s, kryesisht me SHBA-në dhe Turqinë, për të anashkaluar pengesat ndërkombëtare dhe për të përshpejtuar pajisjen e ushtrisë.

Maqedonci ka theksuar se ushtria e Kosovës nuk synon të zëvendësojë KFOR-in, por të jetë e gatshme të marrë përgjegjësi më të mëdha në rast të reduktimit të pranisë së NATO-s. Ai ka shtuar se KFOR-i ka ulur ndjeshëm praninë që nga viti 1999 dhe mund të pësojë reduktime të mëtejshme, megjithëse misioni nuk pritet të përfundojë.

Duke folur për perceptimet ndërkombëtare, Maqedonci ka thënë se sfida kryesore mbetet bindja e partnerëve se forcat e Kosovës nuk janë më struktura të periudhës së luftës, por një ushtri moderne në shërbim të stabilitetit rajonal.

“Është një situatë tjetër. Një brez tjetër,” ka thënë ai, duke shtuar se Kosova synon të konsolidojë plotësisht kapacitetet e saj mbrojtëse në vitet e ardhshme.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika