“Mjaft më!” – Lushtaku i reagon Kurtit: Mashtrime, shpifje dhe viktimizim politik

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me një incident të vitit të kaluar në Skenderaj.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku e akuzoi Kurtin për “gënjeshtra dhe shpifje publike”, duke mohuar pretendimet për një “tentativë sulmi me makinë”.

“Albin Kurti po vazhdon me gënjeshtra e shpifje publike duke pretenduar rrejshëm për një ‘tentativë sulmi me makinë’ në Skenderaj gjatë vitit të kaluar nga ana ime. Për këtë rast ekziston raport zyrtar policor dhe pamje të kamerave të sigurisë, ku është konstatuar se nuk ka pasur asnjë lloj rreziku të sigurisë në komunikacion dhe rasti është mbyllur nga organet kompetente”, ka shkruar Lushtaku.

Ai paralajmëroi se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj Kurtit.

“Meqë po vazhdon me shpifje e sulme ndaj meje, nga nesër do të inicioj padi për këtë çështje”, tha ai.

Në reagimin e tij, Lushtaku kritikoi edhe qeverisjen e Kurtit gjatë viteve të fundit.

“Albin, pas 6 vitesh në pushtet, Kosovës nuk i le asnjë projekt madhor, por vetëm propagandë, përçarje dhe viktimizim politik. Mjaft më!”, përfundoi Lushtaku në postimin e tij.

“I dhemb Drenica atinaj” – Lushtaku: Serbia më ka ndjek 20 vjet, nuk ia kam borxh Albin Kurtit, ai po rren, do ta padis

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika