Pakoja qeveritare për mbeturinat, Pacolli paralajmëron masa të ashpra e gjoba për komunat

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka dhënë detaje lidhur me pakon qeveritare kundër mbeturinave, për të cilin kanë deklaruar se janë ndarë 1 milion euro.

Pacolli, në një konferencë të përbashkët për media bashkë me kryeministrin në detyrë, bëri të ditur se do të ketë paralajmëruar masa të ashpra ligjore dhe ndëshkime financiare ndaj komunave që nuk pastrojnë zonat urbane nga mbeturinat, njofton Dukagjini.

Tutje, Pacolli tha se programi shtetëror për largimin e mbeturinave përfshin pastrimin e hapësirave jashtë vendbanimeve, shtimin e kapaciteteve inspektuese dhe zbatimin e sistemit të gjobitjes dhe pagesës së shpenzimeve për ndotësit.

“Ky program bazohet në këto shtylla; pastrimin e hapësirave jashtë kufijve të vendbanimeve, shtimin e kapaciteteve inspektuese dhe vendosja pa asnjë kompromis e sistemit të gjobitjes dhe pagesës së shpenzimeve në kuadër të parimit të prerë. Kam nxjerrë vendimin për themelimin e grupit operativ për emergjencën e mbeturinave që është shtylla themelore e këtij programi. Nga sot po fillojmë me patrullime të shtuara dhe rritje të menjëhershme të inspektorëve në terren. Po ua bëjmë të qartë se në rast se zonat urbane nuk pastrohen, ne do t’i marrim masat më të ashpra ligjore edhe ndaj vetë institucioneve, përfshirë komunat. Në rast se komunat nuk performojnë në përputhje me standardet e vendosura, do të përdoret shkopi, ndëshkimi i rreptë financiar ndaj tyre”, u shpreh Pacolli.

Mes tjerash, ministrja në detyrë bëri të ditur se me këtë pako po synohet largimi i rreth 500 deponive ilegale të mbeturinave në tërë Kosovën.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika