Kurti: Beogradi po ushtron terror dhe presion ndaj serbëve të Kosovës para zgjedhjeve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas arrestimit të shtatë personave të nacionalitetit serb në Komunën e Graçanicë, të cilët dyshohen për “kërcënime, presion dhe shantazh” ndaj votuesve në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Duke komentuar rastin, Kurti tha se Qeveria e Kosovës ka dëshmi për presionin që, sipas tij, po ushtrohet nga Beogradi ndaj serbëve të Kosovës për ta mbështetur Lista Serbe.

“Unë besoj se fjala e ministrit për Komunitete dhe Kthim në mbledhjen e Qeverisë mbi trysninë e tmerrshme që po bëhet tek serbet e Kosovës që patjetër ta votojnë Listën Serbe dhe masat që po i ndërmerr Serbia janë alarmuese dhe këtë lloj terrori që po e bën Beogradi zyrtarë mbi serbët e Kosovës e kemi të dëshmuar prej vet ankesave të serbëve të Kosovës. Ky është fenomen që ka marrë përmasa të mëdha prej kohës që unë jam kryeministër. Kur nuk ka pas më shumë kërcënime, shantazhe…

Në anën tjetër ju e dini që Serbia vazhdimisht mundohet të ketë elemente të saj që të krijoj dualizma brenda territorit tonë të Republikës dhe ato janë veprime ilegale në shtetin tonë të pavarur”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika