Maqedonci: Serbia vazhdon politika hegjemoniste ndaj Kosovës, kërcënimet mbeten reale

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Serbia vazhdon të paraqesë kërcënim për Kosovën përmes politikave hegjemoniste, militarizimit dhe mbështetjes së grupeve destabilizuese në veri të vendit.

Në një intervistë në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ai u pyet nga moderatori Ermal Panduri lidhur me deklaratat e presidentes Vjosa Osmani se Kosova kishte qenë e rrezikuar nga kërcënime serioze të sigurisë.

Maqedonci tha se Serbia nuk ka ndalur asnjëherë promovimin e politikave agresive ndaj Kosovës dhe rajonit.

“Serbia nuk ka ndaluar së promovuari politikë hegjemoniste në raport me Kosovën. Ne jemi dëshmitarë në çdo periudhë të pasluftës që Serbia ka filluar dhe ka vazhduar të zhvillojë kapacitetet luftarake, është militarizuar”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Beogradi ka vazhduar të mbajë qasje agresive edhe ndaj vendeve fqinje, duke përfshirë pretendimet territoriale ndaj Kosovës.

“Ka vazhduar të promovojë politika hegjemoniste në raport me fqinjët, nuk është ndalur asnjëherë në promovimin e politikave agresive dhe pretendimeve territoriale ndaj fqinjëve, e veçanërisht ndaj Republikës së Kosovës, të cilën fatkeqësisht vazhdon ta mbajë ende në Kushtetutën e saj si pjesë integrale të saj, që normalisht është një akt kërcënimi për Republikën e Kosovës”, ka thënë Maqedonci.

Ai ka përmendur gjithashtu mbështetjen që, sipas tij, Serbia u ka dhënë grupeve terroriste dhe kriminale që kanë operuar në Kosovë me synim destabilizimin e vendit dhe ndarjen e veriut.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes ka theksuar se shqetësuese mbetet edhe prania ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën.

“Një shtrirje të ushtrisë, bazave në jug të territorit të Serbisë, një vendosje të 48 bazave të përparme të xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe përgjatë vijës sonë kufitare, të gjitha këto normalisht duke u kombinuar me aktet e sabotazhit dhe kërcënimet e tjera hibride përmes akterëve të tjerë, paraqesin dhe kanë paraqitur kërcënim”, ka deklaruar ai.

Sipas Maqedoncit, këto zhvillime janë edhe konteksti në të cilin presidentja Osmani kishte paralajmëruar për rrezikun dhe kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës.

Se a kishte informacion nga inteligjenca, qoftë ajo e FSK-së, policisë dhe AKI-së dhe inteligjenca e partnerëve ndërkombëtarë për një sulm të pretenduar të mundshëm që mund të vinte nga pjesa e Dheut të Bardhë, Maqednonci është shprehur:

‘Ndoshta jo saktësisht nga Dheu I Bardh, mirëpo siç e theksova jemi ndier të kërcënuar përderisa ka pasur zhvillim, aktivitete ushtarake për gjatë vijës kufitare, për derisa ka pasur vendosje të bazave të përparme, mirëpo jo saktësisht nga një zone e caktuar në këtë rast siç e përmendet ju Dheu i Bardhë’’, ka thënë ndër të tjera ai.

Ai ka folur edhe për dronët të cilët kanë hy nga territori i Serbisë në Kosovë.

‘’Vlerësoj që qëllimi gjithmonë është armiqësorë kur futesh në territorin e një vendi tjetër. Vlerësoj se këtë Serbia e ka bërë për të vlerësuar forcën në raport me ne, normalisht edhe për të mbajtur nën presin edhe vet KFORi0n , pra trupat e NATO-s, gjithashtu edhe për të nënvlerësuar kapacitetin edhe të NATO-s edhe të Kosovës. Nuk e përjashtoj mundësinë që dronët janë një ndër pajisjet fluturaket pra që kryejnë shumë operacione të ndryshme mes tjerash edhe vëzhgimin e terrenit’’.

Moderatori Panduri ka thënë se dronët ishin parë shpesh mbi burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz ku po mbaheshin të akuzuarit për rastin Banjska.

‘’Ne e kemi ngritur këtë çështje, të gjitha institucionet tona e kanë ngritur me komandantin e KFOR-it, KFOR-in, NATO-n ku kemi pas diskutime…hapësira ajrore ende me mandat i takon komandantit të KFOR-it që të ndërmarr vendime të caktuara në raport me hapësirën ajrore’’, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika