Në magjistralen Gjakovë–Klinë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një veturë dhe një kamion, me ç’rast tre persona kanë kërkuar trajtim mjekësor.
Kjo u konfirmua për Dukagjinin nga zyrtarja për Informim në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi.
“Më datë 26 maj 2026, rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gjakovë – Klinë. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë tre persona deri më tani kanë marrë trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka dalë në vendngjarje dhe është në proces të hetimit të rrethanave të aksidentit”, ka njoftuar Krasniqi.