Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimin për studentët për ndarjen prej 100 eurove.
Sipas njoftimit të Muratit, aplikimi mund të bëhet në platformën E-Kosova dhe ky aplikim do te mbetet i hapur deri më 5 qershor, njofton Dukagjini.
‘‘Aplikimi për studentë tashmë është i hapur në platformën e-Kosova tek shërbimet Kategoria Familja . Pra hyni në E Kosova, shërbimet Kategoria Familja, aty mund të gjeni formularin për aplikim. Aplikimi mbetet i hapur deri me 5 qershor’’, deklaroi Murati.