Kandidatja për presidente dhe prijësja e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, teksa ka publikuar pamje nga atmosfera e tubimit hapës së fushatës mbrëmë, ka rikujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugova dhe rolin e Lidhjes Demokratike të Kosovë në periudhat më të rëndësishme për vendin.
Osmani ka theksuar se Kosova gjithmonë i është kthyer filozofisë politike të Rugovës në momentet kur ka pasur nevojë për urtësi, orientim dhe dinjitet shtetëror, njofton Dukagjini.
Mes tjerash, Osmani shton se sipas saj sa herë që Kosova ka nevojë për bashkim, kthehet te Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Sa herë që Kosova ka nevojë për urtësi, kthehet te Rugova! Sa herë që Kosova ka nevojë për orientim, kthehet te Rugova! Sa herë që Kosova ka nevojë për dinjitet shtetëror, kthehet te Rugova! Sa herë që Kosova ka nevojë për bashkim, kthehet te Lidhja Demokratike e Kosovës!”, ka shkruar Osmani.