Jehona Lushaku, zgjedhet kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së

Në Forumin e Gruas së LDK-së janë mbajtur zgjedhjet për të zgjedhur gruan e cila do t’i udhëheqë për katër vitet e ardhshme. Ndërsa fituese e ktij procesi është Jehona Lushaku

Jehona Lushaku Sadriu

Jehona Lushaku, është zgjedhur kryetare e Forumit të Gruasë në Lidhjen Demokratike të Kosoës (LDK).

Të mërkurën e 13 korrikut, janë mbajtur zgjedhjet për kryetaren e Forumit Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kreu i kësaj partie falënderoi drejtueset e deritashme të këtij forumi për angazhimin në sukseset e fundit të LDK-së.

Abdixhiku ka prezentuar formulën me të cilën LDK-ja do të ecë përpara që sipas tij kjo është vetëm atëherë kur burrat edhe gratë e partisë do të shpijnë së bashku përpara vizionin rugovist.

Në Forumin e Gruasë së LDK-së

Sipas tij, partia që drejton është e interesuar që në vendimmarrje të jenë të përfshira edhe gratë.

Ish-kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Lirie Kajtazi, ka numruar kontributet e këtij organizimi partiak në ngritjen e çështjeve të barazisë gjinore ndërsa shprehu besimin se edhe udhëheqësia e re do të vazhdojë me te njëjtën rrugë

Kajtazi ka thënë, se çdo ligj so ta trajtojmë me dhe veperimi politik do të trajtohet edhe në aspektitin gjinor, “siç kemi trajtuar deri tani duke qenë pjesë e hartimit të tyre të pjesëve më vitale. Pakoja e ligjeve të të drejtave të njeriut, puna jonë e drejtpërdrejt në strategjinë për të drejtat pronësore dhe shumë e shumë çështje të tjera të cilat qoftë në rolin e deputetit, qoftë si Forum i Gruas i kemi bërë së bashku. LDK dhe Kosova nga kjo do të kuptojë benefitet e diversitetit gjinor në politikbërie dhe jetën shoqërore në përgjithësi. Gratë çdo ditë e më shumë po marrin besimin e zgjedhësve, ju lutem ta përdorni drejt atë besim”.

Kuvendi i tetë zgjedhor i Forumit të Gruas vijoi punimet pa praninë e mediave. Këtë kuvend zgjedhor e kanë përshëndetur edhe përfaqësues të partive si motra dhe organizatave të tjera politike evropiane.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika