Pishinat jofunksionale të QKUK-së, themelohet Komisioni për vlerësimin e kushteve teknike

Dy pishina në Klinikën e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit janë ende jashtë funksionit për shkak të probleme në gypa. Pacientët marrin shërbimin e hidroterapisë në sektorin privat ku duhet të paguajnë deri në 50 euro për një seancë. Për televizionin nga QKUK bëjnë me dije se është themeluar komisioni që po bën vlerësimin e kushteve teknike dhe po punohet në funksionalizimin e tyre.

Kanë kaluar më shumë se tri vite prej kur me ujë s’u mbushën më.

Të dy pishinat që në kushte normale duhet të ishin në shërbim të pacientëve për hidroterapi në Qendrën Klinike e Universitare janë jashtë funksionit.

“Ka më shumë se tre vite që pishinat në Klinikën e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit janë jashtë funksionit për shkak të problemeve teknike në gypa, pacientët ende s’mund të marrin shërbimin e hidroterapisë”

Por për këtë shërbim, pacientët paguajnë në sektorin privat nga 30 deri në 50 euro për një seancë.

Madje këtu s’u shfrytëzuan as pajisjet e hapësirat tjera të Klinikës së Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit që u përuruan në fund të 2022-s.

Pikërisht për këtë problematikë, ministri në detyrë, Arben Vitia në mars pati deklaruar se po pret një raport të hollësishëm nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar dhe QKUK.

Nga ky institucion në një përgjigje për televizionin Dukagjini bën të ditur hapat që tashmë janë ndërmarrë.

“Lidhur me funksionalizimin e shërbimit të hidroterapisë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ju njoftojmë se është themeluar një komision me qëllim të vlerësimit të gjendjes aktuale të infrastrukturës, pajisjeve dhe kushteve teknike, si dhe për identifikimin e nevojave që duhet të plotësohen për funksionalizimin e qëndrueshëm të këtij shërbimi, në përputhje me standardet profesionale dhe teknike”, ka deklaruar Mirlinda Qyqalla, zëdhënëse e QKUK-së.

Ndërkohë, nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë qenë të qasshëm nëse kanë pranuar raportin nga SHSKUK dhe nuk kanë kthyer përgjigje për televizionin Dukagjini.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika