Dushi: LDK-ja pa rritje në tri palë zgjedhje, kërkojmë përgjegjësi nga lidershipi

Kryetari i Degës së Dytë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prishtinë, Florian Dushi, ka deklaruar se partia nuk ka shënuar rritje në rezultatet zgjedhore gjatë tri palëve të fundit të zgjedhjeve nacionale.

Në Debat Plus, Dushi tha se, pavarësisht përpjekjeve organizative dhe ndryshimeve të brendshme, LDK-ja nuk ka arritur të përmirësojë performancën e saj elektorale.

Dushi theksoi se në LDK po kërkohet reflektim për rezultatet e arritura, duke nënvizuar se mungesa e rritjes elektorale duhet të trajtohet si çështje përgjegjësie politike brenda partisë.

“Konsiderojmë që LDK-ja në tri palë zgjedhjet e fundit nuk ka treguar asnjë lloj rritje, sa i përket rezultati të saj në zgjedhje. Dhe në secilin rast, në zgjedhjet nacionale përgjegjësia mbi lidershipin e LDK-së…

Në po kërkojmë pjesën e përgjegjësisë për tri palë zgjedhje nacionale në të cilat LDK-ja nuk ka treguar rezultat. Pavarësisht faktit që duke u nisur veçanërisht nga bashkimi i në zgjedhjet e fundit edhe me Vjosa Osmanin, degët kanë dhënë miratimin e tyre, për secilën ide që Lumir Abdixhiku e ka pas”, ka thënë Dushi.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika