Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro, shënon rritje prej 5.5%

Dogana e Kosovës ka inkasuar mbi 1 miliard euro të hyra deri më sot, duke shënuar një rritje prej 5.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit të Doganës , të hyrat e mbledhura kanë arritur në 1 miliard e 7 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishin inkasuar 955 milionë euro, njofton Dukagjini.

Tutje thuhet se ky rezultat është arritur falë performancës së qëndrueshme ekonomike, bashkëpunimit të ngushtë me sektorin privat, përmbushjes së detyrimeve ligjore nga komuniteti i biznesit, si dhe rritjes së efikasitetit në luftimin e ekonomisë joformale dhe krijimit të lehtësirave tregtare.

Dogana thekson se një nga zhvillimet kryesore të këtij viti është zbatimi i sistemit të deklarimit të mallrave para arritjes së tyre teksa thuhet se ky hap është bërë i mundur pas shtetëzimit të plotë të terminaleve doganore, në përputhje me vendimin e Kryeministrit, si dhe pas heqjes së pagesave për përdorimin e tyre.

Në njoftim thuhet se kjo ka qenë një çështje e adresuar për vite me radhë në Raportin e Progresit, ndërsa vitin e kaluar është vlerësuar si sfidë e tejkaluar. Dogana bën të ditur se rezultatet e para nga sistemi i ri kanë qenë pozitive dhe janë mirëpritur nga komuniteti i tregtarëve.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar për avancimin e mëtejshëm të kapaciteteve operative dhe për përmirësimin e shërbimeve ndaj bizneseve dhe qytetarëve.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika