30 avionë dhe qindra zjarrfikës të angazhuar në shuarjen e zjarrit pyjor në Spanjë

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e zjarrit të madh që ka përfshirë zonën e Los Gallardos në rajonin e Andaluzisë, në jug të Spanjës.

Presidenti i qeverisë rajonale të Andaluzisë, Juanma Moreno, ka deklaruar se katër persona të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Moreno theksoi se fakti që 23 persona figurojnë të zhdukur nuk do të thotë domosdoshmërisht se ata kanë humbur jetën, pasi mund të jenë zhvendosur në zona të tjera. Për këtë arsye, ai bëri thirrje për kujdes dhe shmangie të përfundimeve të parakohshme.

“Duhen treguar kujdes dhe durim. Të qenit i zhdukur nuk do të thotë se personi ka vdekur”, deklaroi ai.

Kreu i Andaluzisë e cilësoi situatën si një “tragjedi të madhe”, duke shtuar se zjarri mbetet shumë kompleks për t’u vënë nën kontroll.

Në një përditësim të publikuar në rrjetet sociale, Moreno bëri të ditur se në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar 30 avionë dhe qindra pjesëtarë të ekipeve të emergjencës, të cilët po punojnë pa ndërprerje në terren.

“Qëndroni të fortë dhe vazhdoni përpjekjet e mëdha”, ishte mesazhi i tij drejtuar forcave të angazhuara në operacionet e shuarjes së zjarrit.

Autoritetet vijojnë operacionet për lokalizimin e personave të zhdukur dhe vënien nën kontroll të zjarrit, ndërsa situata mbetet kritike.

12 të vdekur dhe 23 të zhdukur nga zjarri pyjor në Spanjë

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika