Ministria publikon çmimet e reja të derivateve për 12 dhe 13 korrik

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të jenë në fuqi për datat 12 dhe 13 korrik 2026.

Sipas njoftimit të Ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për naftën (diesel) është caktuar 1.50 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.39 euro për litër.

Ministria bën të ditur se këto çmime janë përcaktuar në bazë të monitorimit të vazhdueshëm të tregut të derivateve dhe metodologjisë për përcaktimin e çmimeve maksimale të lejuara, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe sigurimin e një tregu të qëndrueshëm.

Vendimi hyn në fuqi më 12 korrik dhe do të zbatohet edhe gjatë 13 korrikut 2026, ndërsa operatorët ekonomikë obligohen t’i respektojnë çmimet e publikuara nga Ministria.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika