Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot i ngrohtë me diell gjatë paradites, ndërsa në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave.
Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik, vende-vende parashihen riga shiu, shtrëngata lokale dhe mundësi për shkarkime rrufesh, njofton Dukagjini.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 gradë dhe 14 gradë Celsius ndërsa maksimalet ndërmjet 28 dhe 32 gradë Celsius.
“Era do të fryjë nga jugperëndimi, ndërsa gjatë zhvillimit të shtrëngatave mund të ketë përforcime të përkohshme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.