Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00.
Sipas vendimit të ministrisë, çmimet maksimale të lejuara janë:
- Nafta (dizel): 1.54 euro për litër;
- Benzina: 1.40 euro për litër;
- Gazi: 0.60 euro për litër.
MINTI ka bërë të ditur se çmimet janë përcaktuar bazuar në vendimin e ministrisë të datës 3 korrik 2026 për caktimin e çmimeve maksimale të lejuara të derivateve të naftës.
Ministria gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo ankesë lidhur me mosrespektimin e çmimeve të raportojnë përmes adresës elektronike [email protected] ose në numrin pa pagesë 0800 11000.