Seanca e shqyrtimit fillestar ndaj 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut ka dështuar të mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për shkak të mungesës së katër avokatëve mbrojtës.
Gjyqtarja ka bërë të ditur se gjykata kishte kërkuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës që të dërgonte emrat e avokatëve që do të angazhoheshin në këtë rast, por sipas saj, nuk ka pasur përgjigje.
Ndërkohë, disa prej avokatëve që ishin të pranishëm në seancë kanë deklaruar se nuk ishin njoftuar nga Oda e Avokatëve se për cilin rast do të angazhoheshin, por vetëm se duhej të paraqiteshin në gjykatë.
Nis seanca fillestare ndaj 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut