Tetë të arrestuar të kërkuar nga drejtësia në Gjakovë, katër dërgohen në vuajtje të dënimit me burg

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se, në kuadër të angazhimeve për lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë, Stacioni Policor në Gjakovë ka arrestuar tetë persona gjatë periudhës 14-22 korrik.

Sipas njoftimit, katër prej tyre janë dërguar në vuajtje të dënimit me burg, ndërsa katër të tjerë janë liruar pasi kanë shlyer gjobat e shqiptuara nga gjykatat kompetente, njofton Dukagjini.

Policia bëri të ditur se F.Sh. është arrestuar me urdhëresë dhe është dërguar në vuajtje të dënimit me dy vjet burgim për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Po ashtu, S.Gj. është arrestuar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit me tre muaj burgim për veprën penale “Dhunë në familje”.

Ndërkaq, K.I. është dërguar në vuajtje të dënimit me 15 ditë burgim për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa L.A. do të vuajë 43 ditë burgim për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

“Ndërkaq, katër (4) persona të tjerë të cilët ishin në kërkim, pas arrestimit dhe kryerjes së pagesës së dënimeve me gjobë bazuar në vendimet përkatëse të gjykatës, janë liruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika