Nis dëshmia e drejtorit të Infrastrukturës në Ibër-Lepenc: Dëmi nga sulmi ishte jashtëzakonisht i madh

Në seancën gjyqësore për sulmin terrorist ndaj kanalit të Ibër-Lepencit ka nisur dëshminë Ernest Kërçeli, drejtor i Infrastrukturës në ndërmarrjen “Ibër-Lepenc”.

Gjatë dëshmisë së tij, Kërçeli ka deklaruar se informacionin për sulmin e kishte marrë nga punëtorët dhe se menjëherë ishte nisur drejt vendit të ngjarjes.

“Pas një kohe të shkurtër kam mbërritur nga Gjilani, bashkë me një koleg, në vendin e ngjarjes dhe kemi parë se dëmi ishte jashtëzakonisht i madh”, ka deklaruar ai para trupit gjykues, raporton gazetarja Dorentina Thaqi.

”Fatmirësisht kemi pasur ekipe me makineri të rënda që kanë qenë duke punuar në Zubin Potok, i kemi thirrur ekipet dhe kemi filluar me mendu në sanimin e dëmit, në mënyrë që uji të mos ndalej në rrjedhën e poshtme të kanalit. Pasi kemi pritur leje prej policisë, ne kemi marrë masa që në atë pjesë të dëmtuar të kanalit të vendosim një zgjidhje të përkohshme, meqenë se dëmi ka qenë i madh. Zgjidhja që kemi bërë atë ditë nuk ka qenë 100 për qind funksionale, edhe pse kemi vendosur 6 gypa me diametër mbi 900 që uji të vazhdojë dhe të mos ndalet për Termocentralin Kosova B”.

Sipas dëshmitarit, në momentin kur ndodhi sulmi, ekipet e ndërmarrjes po kryenin punime në Zubin Potok, rreth katër kilometra larg vendit të shpërthimit. Ai tha se makineritë që ndodheshin në atë lokacion u zhvendosën menjëherë në vendin e ngjarjes për të nisur ndërhyrjen.

Kërçeli theksoi se kanali i Ibër-Lepencit ka rëndësi jetike për vendin, pasi furnizon me ujë një pjesë të madhe të qytetarëve, si dhe Termocentralin “Kosova B”, i cili e përdor ujin për prodhimin e energjisë elektrike.

“Ne dëmin e shkaktuar e kemi san​uar nëpërmjet një projekti i cili ka qenë paraprakisht duke u zhvilluar, që ka qenë kredi e marrë nga Banka Botërore që ka të bëjë me rehabilitimin e kanalit. Me këtë projekt e kemi san​uar dëmin që na është shkaktuar nga dëmi dhe ky raport është përpiluar nga konsulenca, kompani që ne kemi angazhuar për mbikëqyrje dhe Bankës Botërore dhe dëmi është mbi 376 mijë euro”, tha ai ndër të tjera.

Seanca për sulmin terrorist ndaj kanalit të Ibër-Lepencit po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve dhe administrimin e provave.

Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika