Pamje ekskluzive nga Kalludra e Vogël, dyshohet për varrezë masive – zona ruhet nga njësitet elitare të Policisë së Kosovës

Ekipi ynë i RTV Dukagjinit ka siguruar pamje ekskluzive nga fshati Kalludër e Vogël në komunën e Zubin Potokut, ku po zhvillohen gërmime në një lokacion që dyshohet se mund të jetë varrezë masive e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Zona është vënë nën masa të rrepta sigurie dhe po ruhet nga njësitet elitare të Policisë së Kosovës, ndërsa në terren janë të pranishme edhe gjashtë patrulla të EULEX-it, të cilat po monitorojnë zhvillimin e operacionit.

Ky zhvillim vjen pasi Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar për krime lufte. Sipas autoriteteve, hetimet lidhen me ngjarje të kohës së luftës, ndërsa dyshohet se arrestimet kanë të bëjnë me lokacionin ku po zhvillohen gërmimet.

Kalludra e Vogël lidhet me një nga rastet më të rënda të zhdukjeve me forcë gjatë luftës në Kosovë. Më 19 prill 1999, në zonën e Drethit dhe Kalludrës në Zubin Potok u rrëmbyen 23 shqiptarë, të njohur si “Grupi i Intelektualëve”, shumica nga rajoni i Mitrovicës.

Edhe pas më shumë se 27 vitesh, fati i tyre mbetet i pazbardhur. Institucionet e Kosovës kanë theksuar vazhdimisht se dokumente zyrtare tregojnë për përfshirjen e Ushtrisë Jugosllave në këtë krim, ndërsa kanë kërkuar bashkëpunim dhe hapjen e arkivave për zbardhjen e plotë të rastit.

Gërmimet në këtë lokacion pritet të hedhin dritë mbi një nga plagët më të rënda të luftës, ndërsa familjet e të zhdukurve vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë.

Arrestohen dy persona në Zubin Potok, dyshohen për krime lufte ndaj popullatës civile

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika