Ibër Lepenci vijon aksionin pranë Ujmanit, Policia asiston në lirimin e pronave të uzurpuara

Punonjësit e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”, me asistimin e Policisë së Kosovës, kanë nisur këtë të enjten në orët e mëngjesit një aksion në zonën e Ujmanit, ku është siguruar dhe rrethuar me shirit sigurie objekti i motel-it “Jezero”.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, për Dukagjinin ka konfirmuar se Policia është duke ofruar mbështetje për realizimin e këtij aksioni në koordinim me institucionet kompetente.

Ky aksioni vjen pasi ka përfunduar afati që “Ibër-Lepenci” u kishte caktuar shfrytëzuesve të objektit për lirimin e pronës, për të cilën ndërmarrja thotë se është shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar.

Po ashtu kujtojmë se më 21 korrik, u rrënuan 11 objekte në zonën e liqenit të Ujmanit teksa ndërmarrja është zotuar për kthimin e kontrollit mbi pronat e saj.

 

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika