Nëntë ditë gërmime në Kalludër, lokacioni i tretë ende nën hetime

Gërmimet në Kalludër të Vogël të Zubin Potokut ku po dyshohet për varrezë masive po vazhdojnë edhe këtë të mërkurën, në ditën e nëntë. Prokuroria Speciale nuk ka treguar se kur do të nisin gërmimet në lokacionin e tretë të identifikuar për varrezë të dyshuar masive.

Screenshot

Dy provat e para qenë sinjale se e vërteta që qëndroi e groposur për 27 vjet mund të zbulohet.

Mes rrugëve vështirë të kalueshme thellë në malet e fshatit Kalludër e Vogël të Zubin Potokut, e marta e 28 korrikut, vulosi dyshimet për një varrezë masive.

Në një zonë malore, afër një përrocke, fillimisht u gjetën copëza të rrobave e disa kocka që më pas rezultuan se janë njerëzore.

Zyrtarë nga Policia e Kosovës në kordinim me Prokurorinë Speciale hetuan për më shumë se një vit këtë lokacion, në të cilin po dyshohet se u ekzekutuan e u groposën 23 persona të njohur si “Grupi i Intelektualëve”.

Zona u sigurua e ardhja e antropologëve të Mjekësisë Ligjore dhe EULEX-it ishte sinjali që punimet po fillojnë.

Për më shumë se pesë orë, s’pati më asnjë informacion.

Por pasdite, kur gërmimet u ndërprenë, mjeku ligjor konfirmoi se mbetjet janë me interes dhe tregoi se dyshohet që i përkasin luftës së fundit.

Punimet vazhduan deri në ditën e gjashtë kur pak kilometra larg nga këtu, në Jabukë u ngriten dyshime të reja për një tjetër varrezë masive.

Terreni pothuajse ishte i njejtë, rrugë e pashtruar e mes maleve.

Nga një gropë qereçi, u nxorën katër mbetje mortore dhe një batanije, të cilat edhe u dërguan për analiza.

Veçse ndryshe nga Kalludra, ku gërmimet po vazhdojnë edhe në ditën e nëntë, në Jabukë puna përfundoi për 24 orë.

Po, këto s’janë veç dy caqet e hetuesve.

Një tjetër lokacion që po hetohet nën dyshimet për një varrezë tjetër masive gjendet mes Kalludrës së Vogël dhe Jabukës.

Por, atje s’kanë nisur gërmime ende meqë hetimet po vazhdojnë.

Nga Prokuroria Speciale për Dukagjinin nuk bën të ditur nëse punimet do të nisin të enjten.

Pikërisht për varrezën masive në Kalludër, Policia e Kosovës ka arrestuar tre serbë si të dyshuar për këtë krim, gjithashtu janë bastisur shtëpitë e tyre në Zubin Potok dhe janë sekuestruar prova.

Ndërkohë siç merr vesh televizioni, pos mbetjeve mortore, në Kalludër janë gjetur edhe gëzhoja të plumbave.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika