Hoxhaj: Kurti po përpiqet ta nënshtrojë opozitën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se demokracia në Kosovë është suspenduar gjatë dy viteve të fundit.

Duke folur për zhvillimet politike në vend para vazhdimit të seancës konstituive, Hoxhaj tha se zgjedhjet po mbahen, por ato i konsideroi si “episode të shkurtra demokratike”.

“Ka dy vjet që në Kosovë është suspenduar demokracia. Mbahen zgjedhjet, të cilat janë episode të shkurtra demokratike. Krejt çka ndodh në këtë vend është që ka një përmbysje të rendit kushtetues pas çdo rezultati zgjedhor, si përpjekje e Kurtit për ta nënshtruar opozitën”, deklaroi Hoxhaj.

Ai shtoi se PDK-ja nuk është kundër parlamentarizmit

“Nuk i themi jo parlamentarizimit”, tha Hoxhaj./EO

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika