Tahiri lajmërohet nga Kuvendi: S’guxon të bëhet muze, bllokada nga VV është abuzim

Besnik Tahiri nga LDK-ja, në Seancë Plenare

hefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar zvarritjen e vazhdimit të seancës për konstituimin e Kuvendit.

Përmes një videoje nga ambientet e Kuvendit, të cilën e publikoi në Facebook, Tahiri tha se seanca është dashur të vazhdojë, por se deputetët nuk kanë marrë asnjë ftesë.

“Po ju drejtohem nga Kuvendi. Në këtë kohë është dashur të fillojë vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit, e nuk kemi asnjë ftesë. Është shkelur rregullorja e punës së Kuvendit, është shkelur aktvendimi i Kushtetueses”, tha Tahiri.

Ky Kuvend është bërë një vend muzeal, është thatë, askush. Thonë që janë hapur zyrat për vëllezërit dhe motrat e diasporës, nuk ka asnjë lëvizje të vetme. Mund ta shihni vetë se si është situata në Kuvend”, deklaroi ai.

Tahiri theksoi se Kuvendi duhet të ushtrojë funksionin e tij dhe të nisë punën.

“Nuk guxon Kuvendi të bëhet muze. Kuvendi është këtu për ta ushtruar funksionin e vet, për ta filluar punën. Kjo bllokadë është shkelje dhe abuzim”, përfundoi Tahiri./KSP

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika