5 të lënduar nga aksidenti në Dardani të Prishtinës (VIDEO)

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Portalin Dukagjini se, 5 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Prishtinë

5 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Prishtinë, konfirmon zëdhënësja e Policisë për Portalin Dukagjini, Flora Ahmeti.

Përmes një prononcimi për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Ahmeti ka bërë të ditur se gjatë pasdites të së shtunës ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

“Sot rreth orës 15:30, në rrugën ‘Bill Clinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë dy automjete”, ka bërë të ditur Ahmeti për portalin Dukagjini.

Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, 5 persona kanë mbetur të lënduar dhe të njëjtëve, u është ofruar ndihmë mjekësore.

Bëhet e ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika