Përleshje mes tre personave në Prishtinë, dy të lënduar – arrestohet i dyshuari

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshjeje fizike mes tre personave në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 14 gusht, rreth orës 18:50.

Dy nga personat e përfshirë në përleshje kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se njësitë përkatëse kanë arritur ta arrestojnë edhe të dyshuarin e dytë të përfshirë në incident.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, raporton Dukagjini.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika