Tërmet i fuqishëm godet Granadën, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Një tërmet me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter ka goditur Granadën në rajonin e Andaluzisë në Spanjë, në orët e hershme të së shtunës.

Sipas autoriteteve lokale, tërmeti ka shkaktuar dëme në ndërtesa dhe automjete, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar.

Lëkundjet janë regjistruar pak pas orës 01:00 sipas kohës lokale. Pamjet e transmetuara nga mediat spanjolle tregojnë mbeturina të rëna në rrugë dhe automjete të dëmtuara.

Reuters raporton se ekipet e emergjencës në Andaluzi kanë nxjerrë disa persona nga ndërtesat e dëmtuara.

Pas tërmetit, autoritetet rajonale kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Nënkryetari i qeverisë së Andaluzisë, Antonio Sanz Cabello, u bëri thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, raporton Dukagjini.

“Nëse ndodheni në Granada, e keni ndjerë tërmetin, jeni mirë dhe shtëpia juaj nuk është dëmtuar, qëndroni të qetë dhe shmangni hyrjet dhe daljet e panevojshme nga ndërtesat”, deklaroi ai.

Autoritetet po vazhdojnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika