VV e LDK s’mblidhen për konsultime, Abdixhiku: s’ka asgjë të re

VV dhe LDK ende nuk kanë bërë hapa konkretë për emrin e presidentit të ri, ndonëse konsideruan urgjente zgjidhjen e krizës. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha të enjten se aktualisht nuk ka asgjë të re, derisa nga VV konfirmuan se deri sot nuk ka pasur mbledhje të strukturave të partisë për këtë temë. Ndërkohë, shoqëria civile paralajmëron se Kosova po shkon drejt një krize të rrezikshme kushtetuese.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kur u takuan, ishin të pajtimit se situata ka nevojë për zgjidhje urgjente.

Por urgjenca, të paktën për momentin, duket se ka mbetur vetëm në deklarata.

Albin Kurti e Lumir Abdixhiku ende nuk i kanë mbledhur strukturat e partive të tyre për të diskutuar emrin e presidentit të ri, ndonëse këtë e kishin paralajmëruar publikisht.

Madje sa i përket kësaj teme, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha të enjten se nuk ka asnjë risi.

“S’kam asnjë lajm të ri për besë, ju njoftoj me kohë kur kemi zhvillime të reja”, ka thënë Abdixhiku.

As tek Lëvizja Vetëvendosje deri në mesditë nuk pati mbledhje të brendshme për konsultime.

Nga partia thanë se deri sot nuk ka pasur mbledhje të ngjashme dhe se çdo zhvillim do të bëhet publik me kohë.

E derisa mes dy liderëve pritet takimi i radhës, i cili pretendon t’i jap epilog situatës, nga shoqëria civile thonë se ritmi i veprimeve politike nuk përkon me urgjencën aktuale.

“Tashmë edhe në rast të konstituimit të Kuvendit, sado që kjo do të jetë diskutabile në aspektin kushtetues, rrjedhja e afatit 60-ditor, nënkupton që afati I fundit për presidentin do të jetë në mesin apo fundin e muajit tetor, që është dy deri në tri javë pas skadimit të afatit të u.d të presidentit, që nënkupton Albulena Haxhiu, apo kushdo që zgjedhet kryetar i ri i Kuvendit, në rast se do të kemi konstituim të Kuvendit”, ka thënë Eugen Cakolli nga KDI.

Në rast të dështimit për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit, sipas Eugen Cakollit nga KDI, vendi do të hyjë në krizë të rrezikshme kushtetuese.

“Juridikisht as nuk do të kishim fare instancë me kapacitet kushtetues për ta shpallur datën e zgjedhjeve e lërë më për të kryer procedurat e tjera dhe për të garantuar funksionimin kushtetues të institucioneve, prandaj ka qenë e nevojshme që çështja e presidentit të trajtohet më me urgjencë sesa që është bërë deri më tani”, ka shtuar Cakolli.

Tashmë duket se vetëm VV dhe LDK janë në përpjekje për të zgjedhur presidentin konsensual, për shkak se sërish të enjten, Partia Demokratike e Kosovës ka ripërsëritur se më nuk janë të interesuar për takime me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika