Zemaj: Vala e infeksionit ka marrë përpjetën, për Qeverinë prioritet mbetet mashtrimi

Sipas, ish-ministrit të Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, Qeveria nuk po merr masa në lidhje me rritjen e rasteve të të infektuarve me COVID-19, ai ka deklaruar se Qeveria e tanishme ka prioritet mashtrimin dhe jo shëndetësinë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar pas rritjes të shpejtë të rasteve me coronavirus në Kosovë.

Zemaj, ka deklaruar se Qeveria në pushtet nuk është duke marrë masa në lidhje me rritjen e rasteve të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, pasi sipas tij për Qeverinë e tanishme prioritet mbetet mashtrimi.

Ndërsa, me fjalinë “Krejt për pushtet e asgjë për shëndet”, ai ka filluar kritikën ndaj Qeverisë, për menaxhim të kësaj situate duke thënë se “prioritet e ka mashtrimin”.

“E keqja nuk po ka fund! Sot i kemi një mijë e 84 raste të reja me Covid-19, ndërsa dje ishin një mijë e 219. Për fatin e keq gjatë javës kishim edhe disa të vdekur si pasoj e Covid-19. Vala e infeksionit ka marrë përpjetën, derisa për këtë Qeveri prioritet mbetet mashtrimi”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ndërkaq, të shtunën në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19 dhe një mijë e 84 raste të reja të infektimit.

Po ashtu, të premten zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se shkalla e vaksinimit është një prej shkaseve që ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve.

Asnjë person i vaksinuar me dozën e tretë kundër Covid-19, nuk po qëndron i shtrirë në spitalet e Kosovës. Kjo, sipas ministrisë së shëndetësisë tregon për rëndësinë e vaksinimit me këtë dozë.

Një i vdekur e 1 mijë e 84 raste me COVID-19 të shtunën në Kosovë

Mbi një mijë raste të reja me COVID-19, asnjë qytetar i shtrirë në spital me dozën e tretë

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika