Vapa ekstreme sjell kufizime në autoudhë, ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë

Temperaturat e larta që pritet të mbizotërojnë të dielën do të sjellin kufizime të përkohshme për qarkullimin e automjeteve të rënda në autoudhët e Kosovës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se automjetet për transportin e mallrave me peshë të përgjithshme mbi 20 tonë nuk do të lejohen të qarkullojnë në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30.

Masa është vendosur pasi, sipas parashikimeve zyrtare, temperaturat pritet të arrijnë ose të tejkalojnë 32 gradë Celsius, nivel në të cilin aktivizohen kufizimet për automjetet e rënda.

Kufizimi nuk do të vlejë për rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, ku kamionët do të mund të vazhdojnë qarkullimin normalisht.

Përjashtim nga masa bëjnë gjithashtu automjetet e Policisë dhe organeve të tjera të sigurisë publike, ekipet emergjente dhe automjetet e institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka kërkuar kompanive të transportit dhe drejtuesve të mjeteve të rënda që t’i përshtatin udhëtimet me orarin e kufizimit dhe të respektojnë masat e vendosura.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika