Irani dhe Omani propozojnë korridor të përkohshëm detar në Ngushticën e Hormuzit

Irani dhe Omani kanë paraqitur një propozim për krijimin e përbashkët të një korridori të përkohshëm detar përmes Ngushticës së Hormuzit, pas disa javësh negociatash për stabilizimin e lundrimit në këtë rrugë strategjike.

Sipas një deklarate të përbashkët të ministrive të Jashtme të dy vendeve, Teherani dhe Muscati kanë diskutuar një “kornizë të fazuar” për krijimin e korridorit të përkohshëm dhe pastrimin e minave detare në zonë.

Palët pritet të vijojnë negociatat me synimin për të arritur një marrëveshje për një korridor të përhershëm detar dhe për mënyrën e administrimit të ardhshëm të Ngushticës së Hormuzit, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr bin Hamad Al Busaidi, zhvilloi bisedime në Iran me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi. Pas takimit, ai tha se ishte “shpresëplotë” se dy vendet do të mund të njoftonin së shpejti për krijimin e një korridori të përkohshëm.

“Menaxhimi i ardhshëm i Ngushticës dhe një zgjidhje e përhershme do të pasojnë në kohën e duhur”, deklaroi Al Busaidi, duke shtuar se do të zhvillohen diskutime edhe me partnerët rajonalë për të mbështetur paqen, stabilitetin dhe lirinë e lundrimit.

Nga ana tjetër, Araghchi tha se propozimi dëshmonte angazhimin e Iranit për paqen dhe stabilitetin, duke e lidhur atë me diplomacinë e Teheranit me vendet fqinje.

Ngushtica e Hormuzit është kthyer në një pikë kyçe të tensioneve të fundit në rajon dhe në një element të rëndësishëm në negociatat e bllokuara mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani, zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm iranian për të diskutuar propozimin për korridorin e përkohshëm. Katari ka shprehur më herët mbështetje për përpjekjet e Omanit dhe Iranit për të arritur një marrëveshje lidhur me ngushticën.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi më herët se të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit ishin hequr ose shpërthyer dhe paralajmëroi se çdo mjet lundrues që do të përpiqej të vendoste mina të reja do të shkatërrohej. Ai tha gjithashtu se SHBA-ja po monitoronte “çdo centimetër katror” të ngushticës.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika