Bashkësia Islame e Kosovës i bashkohet mbështetjes për Marshin për Liri

Përfaqësues të platformës qytetare “Liria Ka Emër”, të kryesuar nga Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, u pritën sot nga Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.

Në takim u diskutua për organizimin e Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, si dhe për rëndësinë e bashkimit qytetar në këto ditë vendimtare.

Myftiu Tërnava shprehu mbështetjen e tij për këtë nismë dhe gatishmërinë për të kontribuar në mbarëvajtjen e marshit, duke përcjellë një mesazh solidariteti, uniteti dhe respekti për vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Platforma “Liria Ka Emër” e falënderon Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për pritjen, mbështetjen dhe solidarizimin.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika