Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi paraprakisht kishte pasur probleme shëndetësore.
Rasti është raportuar më 9 shtator, rreth orës 23:11, në fshatin Dyz.
“Është raportuar se tek viktima mashkull kosovar janë shfaqur probleme me shëndet, ku më pas i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku edhe kishte ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin policor.