Gruaja dyshohet se ngacmoi përmes mesazheve një shtetase të Serbisë në Mitrovicën e Veriut

Një grua është shoqëruar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, pasi dyshohet se përmes mesazheve ka ofenduar dhe ngacmuar një grua, shtetase të Serbisë.

Rasti ka ndodhur më 8 shtator, rreth orës 23:00, në rrugën “Nemanjina”.

“Është shoqëruar në stacion policor e dyshuara femër kosovare pasi që përmes mesazheve kishte ofenduar dhe ngacmuar viktimën femër shtetase të Serbisë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të fundit nga rubrika